Maqedonia e Veriut mund të bëhet ndër vendet e para të NATO që do të ndihmojë me avionë Ukrainën. Shkupi i ka ofruar Ukrainës avionë luftarakë Su-25, të cilët ia kishte blerë Kievit në vitin 2001. Në një deklaratë, qeveria maqedonse njofton se do të cojë në Kievit 4 avionë Sukhoi Su-25 të cilët ishin në përdorimin e Forcave Ajrore të Maqedonisë së Veriut. Siç raportohet, Ukraina i ka marrë tashmë mjetet fluturuese, por lajmi është konfirmuar më 14 mars nga Slavjanka Petrovska, ministrja e Mbrojtjes.