Aeroporti i Shkupit anuloi të premten të gjitha fluturimet e planifikuara, pas disa kërcënimeve me bomba që u morën përmes postës elektronike. Drejtuesit e aeroportit evakuuan të gjithë pasagjerët dhe punonjësit, dhe forcat e policisë së antiterrorit morën situatën në dorë.