Xhepat e të dypunësuarve ishin në shenjestrën e tatimorëve për herë të parë këtë vit, me hyrjen në fuqi të deklaratës të të ardhurave vjetore edhe për personat e punësuar në më shumë se një punë. Për herë të parë kishin detyrimin e deklarimit të të ardhurave të 2020-s të gjithë të dy punësuarit, pavarësisht nivelit të të ardhurave, si rrjedhojë e disa ndryshimeve, që u zbatuan për herë të parë për pagat e përfituara gjatë 2020-s. Këto ndryshime parashikojnë që paga, ndonëse është marrë në dy apo më shumë vende pune, do të llogaritet si një e vetme dhe do të tatohet si e tillë.