Një mjet lundrues skaf është përfshirë nga flakët e zjarrit në afërsi të Portit të Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të së martës. Drejtuesi i skafit fatmirësisht ka arritur të shpëtojë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, që kanë nxehur motorin e mjetit.