Zjarri i fuqishëm që shpërtheu pasdites së martës në periferi të Athinës ka djegur e shkrumbuar dhjetra banesa e biznese. Edhe pse forcat e shërbimit zjarrfikës kane qenë të shumta në zonën e zjarrit ka qenë e pamundur të frenohet përhapja e tyre, për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Pamjet e dërguara nga korespodenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe tregojnë edhe shpërthimin e bombulave të gazit në një biznes.