Top News-‘Shkrumboi’ gjysmë mld USD në 1 ditë/Sa do të mundet Rusia të vazhdojë sulmet mbi Ukrainë?
13/10/2022 12:05

Sulmet më të mëdha ajrore të Rusisë kundër Ukrainës - prej nisjes së luftës - lanë të vdekur të paktën 19 persona më 10 tetor, dhe kthyen mijëra ukrainas nëpër bodrume dhe vendstrehime. Mirëpo analistët ushtarakë të Perëndimit kanë thënë se sulmet kanë pasur koston e vet, sepse kanë pakësuar numrin e raketave ruse me rreze të gjatë, nuk kanë goditur asnjë shënjestër ushtarake dhe nuk kanë ndryshuar rrjedhën e luftës që po zhvillohet keq për Moskën. “Rusisë i mungojnë raketat për të kryer sulme të këtij lloji, dhe janë duke iu harxhuar rezervat ndërsa, në anën tjetër, ukrainasit janë duke pretenduar sukses të madh në shkatërrimin e disa raketave në ajër”, thotë Laërence Freedman, profesor për studime të luftës në Kolegjin King të Londrës. “Prandaj, kjo nuk është strategji e re për të fituar luftën, por zemërim i një sociopati”. Ukraina tha se në sulmin e të hënës në Kiev, Rusia ka lëshuar 83 raketa nga deti i zi, po ajo rrëzoi të paktën 43 prej tyre. Moska ka thënë se ka nisur më shumë se 70 raketa dhe të gjitha shënjestrat janë goditur. Cdo raketë, Kalibr vlerësohet se kushton më shumë se 6.5 milionë dollarë, çka nënkupton se Moska ka lëshuar në ajër raketa në vlerë të gati gjysmë miliardi dollarë brenda një dite. Analistët perëndimorë nuk kanë të dhëna të sakta sa raketa i kanë mbetur Rusisë, mirëpo sugjerojnë se sasitë janë të kufizuara.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19