Një qiellgërvishtëse në ndërtim, në zemrën e distriktit historik të dyqaneve dhe turistëve në Hong Kong, u shkrumbua të premten nga një zjarr masiv me autoritetet që thanë se flakët ishin shuar pas disa orësh. Gazetarët e huaj në vendngjarje thonë se gjithcka kishte mbetur në ndërtesë ishin muret e nxira nga tymi dhe rrethimi i rrëzuar përreth saj ndërsa punonjësit e bashkisë punonin për të pastruar rrugët nga mbetjet.