Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët në lagjen 15 tetori në Fier. Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 15 tetori në Fier. Në banesë jetonte një person i cili nuk ndodhej në banesë në momentin kur ka rënë zjarri. Menjëherë kanë mbërritur 3 automjete zjarrfikës që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Policia po punon për gjetjen e shkaqeve të zjarrit.