Pesë banesa janë shkrumbuar mbrëmjen e të premtes në qytetin e Burrelit, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të familjeve që jetonin në to. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në orët e mbrëmjes së të premtes te njëra nga shtëpitë dhe është përhapur me shpejtësi edhe në katër banesat që ndodheshin pranë.