Zjarret e dala jashtë kontrollit kanë shkatërruar mbi 3 mijë hektarë tokë në maqedoninë e veriut. Zjarrfikësit maqedonas, të mbështetur nga kolegët e tyre nga austria, bullgaria dhe sllovenia, po përballen me flakët në afërsi të qytezës së Berovës, në lindje të Maqedonisë së veriut. Zjarret vazhdojnë prej ditësh atje, vecanërisht në lindje të vendit dhe kanë shkatërruar deri më tani mijëra hektarë tokë e kanë detyruar qeverinë të deklarojë gjendjen e emergjencës 30 ditore.