Socialistë e demokratë bashkuan votat për shkrirjen e këshillit drejtues të radiotelevizonit shqiptar, pas shkeljeve të kryera në procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të televizionit publik. Me shumicë votash u shkarkua nga detyra Leka Bungo, Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Albert Minga, Ardita Reçi, Dionis Papadhimitri, Edmond Tullumani, Ëngjëll Ndocaj, Ilir Keko, Mevlan Shanaj dhe Milena Selimi.