Akujt mes presidentit Ilir Meta dhe diplomates amerikane, Yuri Kim po shkrihen, pas replikave të shumta në distancë, diplomatike apo jo, që këta të fundit i kanë drejtuar njëri tjetrit. Shtrëngimi i duarve mes Metës dhe ambasadores Yuri Kim, erdhi në një moment kur askush nuk e priste. Në një darkë të veçantë në shtëpinë Ryerson ambasadorja Yuri Kim, priti të gjithë ish ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991. Darka amerikane mblodhi së bashku, presidentin Ilir Meta, ish kryedemokratin Lulzim Basha si dhe socialistin Ditmir Bushati.