Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan tha të martën se ai do të takohej me presidentin amerikan Joe Biden në prapaskenat e samitit të NATO-s në Madrid për bisedime mbi pushtimin rus të Ukrainës. Analistët besojnë se takimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në rrëzimin e rezistencës turke ndaj kërkesave të suedisë dhe finlandës që të anëtarësohen në aleancën mbrojtëse perëndimore si reagim ndaj luftës. Erdogan tha se donte të shihte rezultatet e bisedimeve paraprake të mbajtura të hënën në bruksel para se të vendoste nëse suedia dhe finlanda kishin bërë mjaftueshëm për të rrëzuar kundërshtinë e tij për pranimin në NATO.