Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se dosja e që SPAK ka depozituar në Kuvend me kërkesën për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku nuk përmban prova hetimore. Ai tha se PS nuk ka tërhequr USB me materialet e depozituara nga SPAK, teksa sqaroi edhe pse rasti ‘Balluku’ përbën përjashtim nga qëndrimi i PS për të mos penguar drejtësinë.