Mesditën e së martës një 59-vjeçare në në fshatin Shëngjergj, Maliq është plagosur me çiften e bashkëshortit të saj aksidentalisht. Ngjarja ka ndodhur teksa 59-vjeçarja me iniciale M.M po fuste armën e gjahut, të tipit çifte, brenda në banesë. Gjatë zhvendosjes, çiftja është shkrepur aksidentalisht, gjë që ka bërë që gruaja të pësojë djegie të lehta në trup.