Rëndohet bilanci i viktimave nga mbytja e anijes në brigjet italiane, në rajonin e Kalabrisë. Të paktën 58 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani dhe 80 të tjerë janë shpëtuar, në plazhin e zonës “Steccato”. Fati për 42 persona ende nuk dihet ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë ende me këkrimet. Mes viktimave, janë të paktën 20 fëmijë, përfshirë ketu dy binjakë dhe një bebe e posalindur. Varka, e cila ishte e mbushur me migantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, u nis katër ditë më parë nga Izmiri i Turqsë dhe besohet se u përplas në shkëmbinj detarë për shkak të motit të keq në zonë.