Shkolla 9 vjecare “Xhezmi Delli” është një tjetër shkollë e rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe këtë vit është gati të presë nxënësit e njësisë 3. Kryebashkiaku Erion Veliaj këtë të shtunë inspektoi punimet që po kryhen aty, ndërsa siguroi prindërit se gjithçka është drejt përfundimit dhe se mund të fillojnë regjistrimin e fëmijëve në shkollën e re.