Shkodra është zgjuar nga një shpërthim tritoli dhe flakë zjarri që shkrumbuan 2 makina. Dy automjetet janë djegur në lagjen ‘Kongresii Përmetit’. Makinat "Benz" dhe "BMW” që ishin në pronësi të Erdi Krajës janë djegur rreth orës 03:32. 4 minuta më pas një sasi lënde shpërthyese është hedhur pranë derës së një banese. Ngjarja e dytë është shënuar në lagjen ‘Mark Lula’, në derën e banesës së shtetasit Robert Gega.