Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona si autorë të dyshuar të vrasjes së 67 vjeçarit Hysni Ymeri më 29 dhjetor të vitit të kaluar. Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur në panelin elektrik të pallatit ku banonte viktima dhe përmes shpërthimit në distancë e kanë ekzekutuar atë. Në pranga kanë rënë shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi, të moshës 24 deri në 27 vjeç. Ata dyshohet se janë autorët e ekzekutimit të 67-vjeçarit në ngjarjen e ndodhur në lagjen Manush Alimani të Shkodrës.