Ministri i kabinetit qendror të Izraelit, Benny Gantz, do të japë dorëheqjen nga qeveria e emergjencës e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Muajin e kaluar, Gantz i dha kryeministrit konservator “një afat kohor që skadonte më 8 qershor për të dalë me një strategji të qartë për Gazën e pasluftës, ku Izraeli ka kryer një ofensivë shkatërrimtare ushtarake kundër grupit militant palestinez, Hamas.