Normaliteti i brishtë i vendosur mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend u shkërmoq në seancën e kësaj të enjte. Grupi parlamentar i PD-së, që jashtë Kuvendit kishte thirrur qytetarët në protestë bllokuan që në nisje të seancës vijimin normal të punës. Arsyeja lidhej me vendimin e Lindita Nikollës për të mos përfshirë në grupin parlamentar, Sali Berishën.