Top News – Shkëputet nga varësia ruse / Gjermania nuk do të blejë më naftën e qymyrin rus
13/07/2022 12:43

Gjermania do t'i japë fund blerjeve të qymyrit rus më 1 gusht dhe do të ndalojë blerjen e naftës ruse më 31 dhjetor, pasi vendi kërkon t'i japë shkëputet nga varësia Ruse. Rusia ka plotësuar më parë 40 për qind të nevojave për qymyr të Gjermanisë dhe 40 për qind të nevojave për naftë të saj, tha zëvendësministri i Financave Joerg Kukies në Forumin Energjetik të Sidneit, të organizuar nga qeveria australiane dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. “Kushdo që e njeh historinë e naftësjellësit Druzhba, që ishte kthyer në një vegël të perandorisë sovjetike mbi Evropën Lindore, e kupton se të çlirosh veten nga kjo varësi nuk është një çështje e parëndësishme, por është një objektiv që ne do ta arrijmë brenda pak muajsh”, tha Kukies. Ai shtoi se sfida kryesore përpara do të jetë plotësimi i boshllëkut masiv që do të mbetet në furnizimet me gaz pasi Gjermania dhe i gjithë Bashkimi Evropian të heqin dorë nga furnizimet ruse, të cilat tani arrijnë në 158 miliardë metra kub në vit. Gjermania po lëviz me shpejtësi në zhvillimin e terminaleve të importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të ndihmuar në zbutjen e hendekut të furnizimit me gaz. Kukies tha se Shtetet e Bashkuara dhe Katari mund të furnizojnë së bashku Evropën me gaz të lëngshëm, por një hendek i madh do të mbetet ende.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52