Një asjeberg gjigand me përmasat e londrës është shkëputur nga shtresa e akullit të antarktidës, afër stacionit kërkimor britanik. Kërkuesit e vendosur atje thanë se ajsbergu kishte një sipërfaqe prej 1270 metrash katror dhe ishte shkëputur nga një shtresë 150 metra e trashë akulli. Kjo vjen thuajse një dekadë pasi shkencëtarët panë së pari carje masive të formuara në këtë shtresë. Një carje u zgjerua me disa qindra metra mëngjesin e të premtes para se ajsbergu të shkëputej plotësisht.