Shkencëtarët në Portugali thonë se kanë bërë një arritje thelbësore në teknologjinë mbrojtëse ndaj Covid-19. Ata kanë krijuar një maskë të re mbrojtëse, me një shtresë speciale që sipas tyre, ndihmon në deaktivizimin e koronavirusit të ri kur ai hyn në kontakt me pëlhurën. Ekipi thotë se ky efekt mbrojtës mbetet aktiv edhe pas 50 larjeve, çka e bën maskën shumëpërdorimëshe. “Shtresa në maskë mund të reduktojë aftësinë infektuese të virusit me 99 për qind për një gjysmë ore”, thotë Pedro Simas nga Instituti Molekular i Mjekësisë në Lisbonë, një nga virologët që kanë punuar për këtë dizajn.