Ish këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, ka deklaruar se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ata që kanë diskutuar për shkëmbimin e territoreve si një opsion për një marrëveshje, që në fillim të 2018. Në një intervistë me Foreign Press Association, Bolton tha se pavarësisht se ideja e liderëve të vendeve ishte e diskutueshme, ai kishte menduar se ia vlente të provohej.