Policia gjermane ka shmangur një tragjedi të mundshme në afërsi të konsullatës së Izraelit në Mynih. Policia ka shkëmbyer zjarr me një 18 vjeçar me shtetësi austriake, I cili humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Sipas autoriteteve gjermane, 18-vjeçari austriak kishte në plan të sulmonte konsullatën e Izraelit në këtë qytet.