Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha është paraqitur paraditen e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen e Gërdecit. Dosja u rihap nga ana e SPAK, ku akuzat i janë komunikuar Fatmir Mediut. Emri i Shkëlzen Berishës del në një shkresë të Ministrisë së Drejtësisë, nisur nga zyra e ish-ministrit Aldo Bumçi e që mban shënimin: “për Shkëlzen Berishën” në anë. Dokumenti i mësipërm, i firmosur nga Bumçi miratonte lëvizjen ligjore për demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.