Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka bërë bilancin e masave administrative të javës që lamë pas. Bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, duke nisur nga drejtimi i mjetit në efektin e alkoolit deri tek ato pa leje drejtimi.