Policia ka gjobitur 1181 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 1173 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 223 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.