Ukraina tha të martën se ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal në një natë të vetme, duke ndalur një superarmë që më herët Moska e ka quajtur të pandalshme. Kjo ishte hera e parë që ukraina pretendonte se ka goditur një seri raketash hipersonike dhe nëse konfirmohet, ky do të ishte një tregues i efikasitetit të mbrojtjes së re ajrore të ofruar nga perëndimi.