Disa ditë pasi i vendosi flakën vetes përpara Ministrisë së Brendshme në Itali, 47-vjeçarja shqiptare Adelina Sejdini i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Romë ku ajo u hodh nga një urë. Sipas mediave fqinje, të cilat kanë dhënë detaje shtesë, Sejdini ishte në kushtet e një rëndese psikologjike, pasi prej kohësh kërkonte nënshtetësinë italiane, për të cilën nuk u ndihmua nga autoritetet.