Një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike është zbuluar në Koplik, ndërsa ranë në pranga dy persona. Një u shpall në kërkim, ndërsa 3 të tjerë u proceduan penalisht. Policia sekuestroi 22 kg drogë, teksa bimët ishin vendosur në disaambiente të banesës. Mes personave të proceduar janë dhe 2 elektriçistë, të cilët akuzohen sepse nuk kanë kryer kontrollet në zonën që kanë nën këqyrje. Kontrollet policore në kuadër të luftës kundër narkotikëve kanë qenë të vazhdueshme, teksa qarku I shkodrës mbetet problematik.