Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal të trafikut të drogës, pjesë e të cilit ishin gjithashtu shtetas shqiptarë. Në total u arrestuan 8 persona, ndërsa filluan hetimin në gjendje të lirë për katër të tjerë, si dhe u sekuestruan 21 kilogramë marijuanë, 165 gramë kokainë dhe para cash. Aksioni u finalizua nga Karabinierët, ndërsa në total janë kryer 16 kontrolle në provincat e Pordenones dhe Triestes.