Një aksion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës ka rezultuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve në Itali dhe Shqipëri. Aksioni, i quajtur “Ura”, u zhvillua nga Drejtoria e Hetimeve Antimafia në Bari dhe SPAK në Tiranë, në bashkëpunim me Interpolin, Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë dhe Policinë Shqiptare, nën koordinimin e Eurojust në Hagë dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë.