Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal, i cili merrej me trafikim droge, për pasojë 14 shtetas shqiptarë, u vendosën në pranga. Të arrestuarit akuzohen për posedim dhe trafik droge, grabitje të rëndë, zhvatje dhe lëndime të rënda personi. Operacioni antidrogë u organizua mëngjesin e kësaj të enjte, në zonat e Milanos, Monza Brianza, Pavia, Alessandria dhe në Asti.