Një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë u godit nga policia e Fierit, për pasojë dy persona u vendosën në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim. Në prangat e policisë ranë shtetasit Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj, ndërsa në kërkim u shpall organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, kishin si qëllim të trafikonin drogën drejt Greqisë.