Dy shtetas serbë u arrestuan këtë të dielë në rajonin e Mitrovicë së Veriut, pasi u kapën duke kultiviuar bimë narkotike të llojit kanabis. Policia e Kosovës arrit të zbulojë tre shtëpia bari, kun ë dy prej tyre u gjetën 1200 bimë kanabs, ndërsa në tjetrën kishte pajisje t cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Operacioni policor antidrogë, i koduar “Shpata” u shtri në tre vendndodhje të ndryshme në rajonin e Mitrovicës veri, por policia nuk ka dhënë më shumë detaje se kaq.