Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Vjola Hima, është shkarkuar nga detyra. Vjola Hima është emëruar në këtë post në fund të muajit maj. Kjo e fundit, zëvendësoi asokohe Rezart Elmazin, I cili kishte dhënë dorëheqjen që para zgjedhjeve të 25 prillit, por në maj iu pranua kërkesa nga Artan Lame.