Pasi u shkarkua nga Kolegji i Posacem i Apelimit në vitin 2019, ish prokurorja Antoneta Sevdari kërkoi drejtësi në Gjykatën e Strasburgut. Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut gjeti shkelje në vendimin e trupës së Vettingut, për shkarkimin e Sevdarit, me argumentin se është shkelur neni 8 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me privatësinë dhe se vendimi për shkarkimin e prokurores, ndonëse i bazuar në ligj, nuk ka qenë proporcional me provat e paraqitura.