Rama në Asamble: “Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmi ligjor të shkarkimit të krye bashkiakut të zgjedhur, pavarësisht dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja.” Sipas udhëzimeve të kryetarit të Partisë Socialiste, këshilltarët e majtë u mblodhën në seli, ku nën drejtimin e kryetares së këshillit bashkiak, Megi Fino diskutuan për hapat që duhen ndjekur për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.