Një 43-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës. Përmes një njoftimi, Policia e Vlorws ka bwrw të ditur se konflikti ka nisur pas vendosjes së një gjobe për parkim të gabuar nga ana e policit 28-vjeçar, ndaj automjetit të 43-vjeçarit. Ngjarja ndodhi nw në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori” tw qytetit tw Vlorws. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.