Superjahtet e konfiskuara të oligarkëve rusë mund të bëhen tuajt, me një cmim të reduktuar, nëse keni disa miliona dollarë që ju rëndojnë në xhep. Tango, një megajaht 78 metra i gjatë, nën pronësinë e miliarderit rus Viktor Vekselberg, i vendosur nën sanksione, mund të dalë në shitje në ankand duke qenë se cdo ditë mbajtje e tij në port, është shumë e kushtueshme.