Top News – Shitblerja e votave në Dibër/ Prokuroria mbyll hetimin për dosjen 184
12/02/2021 14:52

Gjykata e Dibrës ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe të çojë për gjykim 4 të pandehurit e dosjes 184. Trupa e togave të zeza vendosi që 4 të akuzuarit Nuri Meda, Drini Gjeci, Robert Aga dhe Hasan Hoti të kalojnë për gjykim. Dosja 184, e dërguar në Gjykatën e Dibrës, nga nëntë persona të hetuar, mes të cilëve ish-zyrtarë të lartë dhe biznesmenë, në përfundimi të hetimor rezulton me vetëm 4 të pandehur. cështja hetimore për shitblerjen e votave të dibër ka pasur një kalvar të gjatë që nga nisja e hetimit disa vjet më parë. për shkak të çështjes së kompetencave dosja hetimore u transferua disa herë nga Prokuroria e Dibrës në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe anasjellas, derisa SPAK e dërgoi atë përfundimisht në Dibër. Zvarritja e hetimit u justifikua herë pas here me numrin e madh të CD-ve të përgjimeve që duheshin transkriptuar. Në dosjen e dërguar në gjykatë për zgjedhjet në Dibër, një nga të pandehurit është ish-shefi i Komisariatit të Policisë, Robert Aga. Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, pasi dyshohet se ka vënë punonjës të policisë në shërbim të kandidatit të majtë. I pandehur tjetër i dosjes 184 është Nuri Mjeda, ish-administrator i njësisë administrative Tomin. Sipas prokurorisë, Mjeda ka “shpërdoruar detyrën”, duke përjashtuar nga ndihma ekonomike 39 familje, për shkak të përkatësisë së tyre partiake. I pandehuri Hasan Hoti, ish-administratori i Lurës, akuzohet për “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve”, pasi dyshohet se ka kërcënuar disa votues të votonin për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ndërsa i pandehuri i katërt, Drini Gjeci, ish-Drejtori Arsimor i Dibrës, do të përballet me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “kanosjes apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve”. Sipas prokurorisë, ai ka kanosur me shkarkim nga puna mësuesit në varësi që të votonin pro kandidatit të së majtës.

Top Channel/ Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina humb përfundon në kanal
11/08 23:01
Top Channel/ Zjarret “pushtojnë” vendin, evakuime nga veriu në jug
11/08 22:49
Top Channel/ Zjarr në Selitë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve
11/08 21:57
Top News – U shpëtoi flakëve të aksidentit, ndërron jetë pas disa ditësh 15-vjeçari
11/08 21:00
Top News- Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina përfundon në kanal, tre të plagosur
11/08 20:24
Top Channel/ Situatë tmerri nga zjarret, evakuohen 500 turistë te Syri i Kaltër
11/08 19:16
Top News – Përkeqësohet situate nga zjarret. Vatër masive te Syri i Kaltër, zhvendosen turistët
11/08 18:50
Top Channel/ Situatë emergjente në pyjet e Gramshit
11/08 18:43
Top Channel/ Zhdëpi në dru djalin e kriminelit serb, boksieri shqiptar për TCH: Më provokoi me…
11/08 18:42
Top Channel/Përkeqësohen flakët te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, dy avionë drejt zonës
11/08 18:36
Top Channel/ Zjarri u afrohet banesave në Tërbaç të Vlorës, apel për ndërhyrje nga ajri
11/08 18:24
Top News – Protestë për News24. Gazetarë e politikanë: Mbyllja cenon lirinë e fjalës
11/08 18:08
Top News – Tirana ‘bombardohet’ nga flakët, tre vatra aktive përreth kryeqytetit
11/08 16:53
Top News- Pse u lirua vrasësi i Gjilanit/ Gjykata e Prishtinës sqaron rastin, pagoi garanci
11/08 15:59
Top News – Masat në Doganën e Durrësit. Përpunimi i kamionëve, Malaj inspekton procesin
11/08 15:58
Top Channel/ Durrës, 30 mijë pasagjerë! Rritet fluksi i udhëtimeve
11/08 15:32
Top Channel/ Radhë të gjata në kufi me Malin e Zi! Në Muriqan pritje me orë të tëra
11/08 15:30
Top Channel/ Radhë në Kapshticë! 24 orët e fundit hynë 7449 shtetas, fluks edhe në Qafë Thanë
11/08 15:27
Top Channel/ Turizmi, 38 mijë më shumë në korrik! Fluksi ka vazhduar edhe gjatë muajit gusht
11/08 15:25
Top Channel/ Shqipëria, Kosova e Kroacia do blejnë armë amerikane, REL: Konkretizohet marrëveshja!
11/08 15:23