Katër përsona janë arrestuar pak orë përpara hapjes se qendrave të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë për shit-blerje votash. Policia e Kosovës, njoftuan se më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot për dhënien dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit. "Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do shkelje që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor", thuhet në njoftim.