Një 33 vjecar ra në prangat e policisë së Himarës, pasi u kap duke shitur drogë të llojit kokainë në një tabakino. Florin Gjoka punonjës në këtë tabakino, ra në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar Parts 8, ndërsa shërbimet e policisë sekuestruan disa mjete të cilat iu gjetën këtij shtetasi gjatë arrestimit. Konkretisht, uniforamt blu gjetën dhe sekuesrtruan në cilësinë e provave materiale një mjet prerës të llojit thikë që iu gjet të riut gjatë arrestimit, një sasi lëndë narkotiek kokainë, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj.