Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, e më pas nga kontrolli i banesës janë gjetur dhjetra doza lende narkotike e dyshuar heroinë.