Një 61-vjeçar është vënë në pranga të unifomave blu, pasi u kap në flagrancë në lagjen nr. 2, Sarandë duke shitur celularë dhe aksesorë të kontrabanduar. 61-vjeçari, banues në Finiq, akuzohet për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”. Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi 134 aparatë celularë, mbi 350 aksesorë celularësh dhe ora dore të markave të ndryshme, me vlerë rreth 20 000 euro. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.