Dy vëllezër u arrestuan nga policia nën dyshimin se shisnin doza kokainë ne lokale dhe lagje të ndryshme të qytetit të Korcës. Renato dhe Albi Dishnica u vendosën në pranga në kuadër të operacionit të koduar Brothers, teksa njëri prej tyre, sipas policisë rezulton më herët i dënuar për të njëjtën veprimtari kriminale. Në kuadër të operacionit, policia sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, të ndarë në doza , që sipas shërbimeve poliore përdorej ngba dy të rinjtë për tu shitur në lokalë dhe në zona të ndryshme të qytetit të Korcës, me qëllim përfitimin monetar.