Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogërave në zonën e ish-bllokut, duke vënë në pranga 3 shtetas. Në flagrancë u arrestua shtetasi Rei Trimi, 25-vjeç banues në Tiranë, ndërkohë që Policia gjithashtu ekzekutoi masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Vilson Hasani, 30 vjeç dhe Mariglen Pupa, 26 vjeç, po ashtu banues në Tiranë.