Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike në afërsi të një shkolle në rrugën Bardhyl. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dy të rinjve sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike.